Lentet e kontaktit mund t’ju shkaktojnë verbëri për shkak të një infeksioni të rrallë. Spitali i syve në Londër ka vënë re një rritje të numrit të rasteve të infeksionit Acanthamoeba që prej vitit 2011. Infeksioni prek pjesën e përparme të syrit dhe shkakton dhimbje. Mjekët thonë se ata persona që mbajnë lente, janë më të ekspozuarit për t’u prekur nga ky infeksion, që gjithsesi është i parandalueshëm.
Pacientët që janë prekur nga ky infeksion kanë humbur 25% të shikimit ose janë verbuar për shkak të kësaj sëmundje. Autori kryesor i këtij studimi, John Dart tha se: "Kjo rritje e këtyre rasteve thekson nevojën që përdoruesit e lenteve duhet të jenë të vetëdijshëm për këto rreziqe".
Acanthamoeba është një mikroorganizëm që formon kist përreth syrit. Studiuesit rekomandojnë që personat të cilët kanë lente me disa përdorime, duhet të tregohen të kujdesshëm për t’i larë dhe për t’i tharë plotësisht përpara se t’i vendosin në sy. Pasi në të kundërt kanë më shumë rrezik që të preken nga ky infeksion.