SHBA, 5 shtator 2014 – Një asteroid do t’i afrohet planetit tonë gjatë fundjavës, referon Nasa.

Po sipas të njëjtit burim, trupi qiellor do të jetë më afër tokës të dielën, kur distanca e tij me Tokën do të jetë rreth 25 mijë milje.

Sipas Nasa-s, asteroid që ka marrë emerin 20214 RC, nuk përbën rrezik për planetin tonë, dhe as për satelitët që rrotullohen rreth Tokës.

I gjatë rreth 9.14 metra, asteroidi u vu re nga astronomët në Arizona, më 31 gusht.

Një trup i ngjashëm qiellor kaloi mbi malet Urale në vitin 2013 duke shkaktuar dëme të shumta.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/