Produktet e shpendëve që blejmë në dyqan ushqimor mund të jenë burimi kryesor i baktereve që shkaktojnë infeksione të traktit urinar, që ndryshe njihet si sëmundja UTI.
Në një studim në Kaliforni, hulumtuesit analizuan mostra të mishit nga dyqanet ushqimore, si dhe mostrat e urinës nga pacientët me UTI dhe zbuluan se shumica e baktereve që shkaktojnë UTI-n gjendeshin tek produktet me mishin e shpendëve.
Por studimin nuk e mbyllën vetëm me kaq. Dr Reina Yamaji dhe ekipi i saj e zgjeruan hulumtimin duke vëzhguar mostrat e urinës së 1,000 pacientëve që vuanin nga infeksionet urinare dhe gjithashtu studiuan mbi 200 produkte të ndryshme të mishit dhe arritën në përfundim se në të dyja mostrat gjendej i njëjti Bakter, E.Coli.
Sipas Yamaji, bakteri E.Coli është shkaktar i UTI-së në 80% të rasteve, dhe ky bakter u gjet në 38% të mostrave të mishit të analizuar. Gjithashtu hulumtuesit këshilluan që mishi i shpendëve duhet të gatuhet mirë pasi, sa më i pa gatuar të jetë, aq më të larta janë rreziqet për t’u infektuar me bakterin E.Coli. Ky studim u publikua disa javë më parë në një konferencë në San Diego.