GJERMANI, 18 mars 2013– Nga Gjermania vjen një tjetër alarm për ushqim të kontaminuar. Autoritetet gjermane kanë gjetur në një sallatë të importuar nga Italia helm për minj.
Sallata është pjesë e një grupi pre 110 arka të shitura në rajonin e Rhein-Main: 105 janë shkatërruar, ndërsa pesë tashmë janë shitur. Nga pesë arkat që mungojnë, njëra është shitur në një treg në Offenbach, ndërsa katër të tjerat tashmë u janë shitur konsumatorëve nga shitësit ambulantë. Tani për tani nuk ka raportime helmimesh.
Agjenci Dpa raporton se tregtarët me shumicë në Oezdemir, Frankfurt tërhoqën të gjitha sallatat e importuara nga «Ortofrutticola La Trasparenza».