shqetësimin publik për një pandemi të re, por ekspertët e shëndetësisë botërore thonë se rreziku i përhapjes së këtij virusi vdekjeprurës jashtë Indisë është shumë i ulët. Mjekët infeksionist Shqiptarë konfirmojnë se deri tani  në vendin tonë nuk ka asnjë rast.

Simptomat e para të virusit Nipah përfshijnë temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, të vjella dhe dhimbje fyti. Rastet asimptomatike janë shumë të rralla. Por sa duhet të trembemi prej tij?

Infeksionistja, Migena Qato u shpreh se nuk ka vend për panik pasi nuk ka patur raste dhe se agresiviteti ndryshon sipas grupmoshave.

“Për mortalitetin është ende herët të flasim, ngelet një virus që nuk ndryshon në aspektet klinike sa i përket pjesës së gripit. Ndoshta agresiviteti në mosha të caktuara spikat. Asnjëri nuk është vendi për të bërë panik pa e provuar në rajon. Raste nuk kemi patur prandaj është herët për të folur”, tha mjekja.

Virusi Nipah mund të transmetohet nga kafshët, si derrat dhe lakuriqët e frutave, te njerëzit. Mund të shpërndahet edhe nëpërmjet ushqimit të kontaminuar. Te njeriu bartet edhe me kontakt direkt me lëngjet e një njeriu të infektuar. /Euronews