2 gusht 2015 – Duhani po “grin” mushkëritë e adoleshentëve. Në përgjithësi, prevalenca e të provuarit të duhanit të paktën ndonjëherë në jetë është më e lartë në klasat e 10-të dhe 11-të, përkatësisht (62.8 për qind dhe 60.3 për qind), thotë një studim i Institutit të Shëndetit Publik, departamenti i informacionit shëndetësor, teknologjisë dhe komunikimit.
Në lidhje me moshën kur adoleshentët kanë pirë për herë të parë një cigare të plotë, u vu re se midis nxënësve të shkollave të mesme. 11.5 për qind e tyre kanë pirë një cigare të plotë për herë të parë në moshën 13-14 vjeç dhe 22.3 për qind në moshën 15-16 vjeç. Po ashtu 12.8 për qind e nxënësve kanë pirë një cigare të plotë në moshën në / mbi 12 vjeç.
/th. m. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/