Për përballimin e emergjencës epidemike nga koronavirusi, qeveria italiane ka miratuar një draft ligj me masa specialee të emërtuar “Masa urgjente për kontrollin e menaxhimit e emergjencës epidomologjike COVID-2019”:

Draft ligji ndërhyn organikisht në situatën aktuale të emergjencës ndërkombëtare të shpallur nga Organizata Botërore e Shëndetit për parandalimin dhe përhapjen e mëtejshme të këtij virusi.

Masat do të adoptohen në përpjestim me evoluimin që do të marrë situata epidemike e do të aplikohet në të gjitha ato komuna ku të paktën një person ka rezultuar pozitiv dhe nuk është verifikuar burimi i infektimit të tij.

Masat e parashikuara në këtë draft ligj janë:

– ndalimi i largimit të personave nga zonat e komunat e infektuara

– ndalimi i manifestimeve, eventeve e grumbullime publike dhe private

– ndalimi i shërbimit parashkollor

– mbyllja e shkollave dhe e ekskursioneve shkollore

– pezullimi i hapjes së muzeve për publikun

– pezullimi i procedurave gjyqësore të falimentimit e të aktivitetit të zyrave publike, pa cënuar ofrimin e shërbimeve themelore për publikun

– aplikimi i karantinës me mbikqyrje aktive për të gjithë personat që kanë qënë në kontakt me personat e infektuar

– sigurimi i detyrimit të futjes së vullnetshme në karantinë të personave të kthyer nga zonat me rrezik e të prekura nga virusi.

– pezullimi i punës për disa lloje biznesi

– mbyllja e disa aktiviteteve tregtare

– qasja në hyrjen e disa sektorëve të shërbimit publik e në disa aktivitete tregtare për blerjen e produkteve bazike për jetën të kryhet me pajisjet vetëmbrojtëse.

– pezullohet trasporti i mallrave dhe i njerëzve përveç rasteve specifike etj

– masat e marra do të kontrollohen nga forcat e rendit

– autoritetet italiane do të marrin masa sigurie për parandalimin e përhapjes së virusit jashtë kufijve italianë

Zbatimi i masave të kontrollit do të rregullohet me dekrete të posaçme të marra nga kryeministri.

Drafti parashikon që prefektët duke njoftuar paraprakisht Ministrinë e Brendshmë të sigurojnë aplikimin e masave duke përdorur forcat policore dhe ato ushtarake, të komandës territoriale kompetente.