Një vajzë e re shqiptare është shpallur e humbur në Britaninë e Madhe.

Policia ka bërë apel për gjetjen e Enkela Dauti, 21 vjeçe, e cila jeton në Haringey.

Hera e fundit kur 21-vjeçarja është parë ka qenë ora 07:30 e datës 10 gusht.

Policia ka shprehur shqetësim për gjendjen shëndetësore të saj dhe u kanë bërë apel njerëzve për ndihmë.