Mëngjesin e sotëm në Durrës është shënuar një incident i dyfishtë, nëse mund të quhet incident sigurisht. Një i moshuar rreth 80 vjeç ka ngecur brenda në ambulancë pasi kjo e fundit është prishur dhe është akoma vend qëndro.
I ngrohti akoma s’ka nisur mirë, por të jesh brenda ambulancës në mes të diellit është tragjike për një të sëmurë, i cili është goxha i thyer në moshë. Kjo është të sëmuresh falas, jot ë shërohesh falas.
Përshëndetje JOQ! E morëm në telefon urgjencën dhe çuditërisht erdhi në kohë rekord, por tani ajo është prishur dhe nuk ndizet. S’po vjen askush ta ndihmojë dhe ai i shkreti po vdes brenda se e kanë mbyll në ambulancë. Ndodhemi në lagjen “Kënet” tek shkolla e re. I sëmuri është përplas nga një makinë para disa ditësh, por spitali i Durrësit e nxori dhe gjendja e tij u përkeqësua, prandaj e morëm ambulancën tani. Por, më duket se tani po e vrasim me duart tona (me duart e shëndetësisë)”, përfundoi qytetari për JOQ.al
Shpresojmë që urgjenca të ketë pak mëshirë dhe të nisë një ambulancë të dytë, por të rregullt kësaj here. /JOQ/





