ISIS vë në lëvizje shërbimet sekrete të disa qyteteve europiane, pas alarmit të dhënë. Shefi i policisë së Vienës pranoi për gazetën italiane “La Stampa” se shërbimet inteligjente kanë njoftuar policitë e disa vendeve të Europës për rrezikun e sulmeve të ngjashme me ato të 13 nëntorit në Paris.
Alarmi vjen një ditë pasi kalifi i vetëshpallur i Shtetit Islamik, Abu Bakr al-Bagdadi lëshoi një mesazh në të cilin u kërkoi edhe qytetarëve në Arabinë Saudite që të ngrihen kundër drejtuesve të tyre në shenjë hakmarrje për vëllezërit e tyre në Siri, Irak e Jemen.