Një 39-vjeçare, mjaft e shqetësuar, është paraqitur të shtunën pranë komisariatit të policisë në Durrës, për të denoncuar largimin nga shtëpia të së bijës.
Shtetasja Gj.D. ka deklaruar në polici se e bija 19-vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk është lidhur më me familjarët e saj, të cilët ndihen mjaft në ankth.
39-vjeçarja ka kërkuar ndihmën e policisë për lokalizimin dhe kthimin në shtëpi të vajzës së saj, shtetases S.D.
Policia ka nisur punën për gjetjen e vajzës së re. Në raste të ngjashme, kur të larguarit nga shtëpia janë gjetur nga forcat e rendit, kanë deklaruar se janë larguar me dëshirë.





