Një 22-vjeçar ka përfunduar në pranga pasi lëvizte me armë zjarri me vete në Kurbin.

Arrestimi i të riut me iniciale L.T., është bërë pas denoncimeve të qytetarëve në polici. 

Njoftimi i plotë:

Specialistët për parandalimin dhe hetimeve e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, pas informacioneve të marrë nga qytetarët se një person po lëvizte me armë zjarri me vete, kanë organizuar menjëherë punën ku si rezultat arrestuan në flagrancë shtetasin L.T. 22 vjeç, banues në Fushë Gjormë – Kurbin.

Gjatë kontrollit të tij kur po lëvizte me një mjet në aksin rrugor Laç – Mamurras, i është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e proves materiale një armë zjarri pistoletë pa leje.

Materialet procedurale u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kurbin për vepren penale "Armëmbajtje pa leje".