Bie Facebook dhe Instagram, mos u shkyçni nga rrjeti social se nuk futeni dot më.

Ka rënë rrjeti social Facebook dhe Instagram në këto momente në shumë shtete të botës.

Të gjithë personat që kanë tentuar të kyçen në llogarinë e tyre kanë hasur probleme.

Facebook ka marrë në pak minuta mbi 2 mijë raportime, ndërkohë që kompania njofton se po bëhen ndërhyrje dhe se çdokush do mund të kyçet në pak minuta.