Itali, 31 mars 2014 – Karabinierët e zonës së Liqenit të Gardës në Italinë veriore neutralizuan një grup ndërkombëtar shpërndarësish droge të përbërë nga shqiptarë, italianë dhe një maroken, në kuadër të operacionit policor të Antidrogës "Alba 78". Ervis Bajramaj, 29 vjeç dhe Leonard Kerri, 24 vjeç ishin krerët e bandës. Ata u arrestuan nga karabinierët, pasi akuzohen për shitje të vazhdueshme kokaine dhjetra e dhjetëra klientëve të moshave nga 16 deri 30 vjeç. Zakonisht shitja e drogës bëhej pranë “Pub Lochness”, në qendër të qytetit.

Dy anëtarë të tjerë të të bandës, shqiptarë njëzet vjeçarë me inicialet Q.E. dhe D.G., u lanë në arrest shtëpie. Ndërkohë për pesë italianë dhe një maroken, pjesëtarë të këtij grupi trafikantësh kokaine, ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë.

 

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/