Pak minuta më parë Alban Dushushi surprizoi të gjithë me një foto të postuar në rrjetet sociale. “Nuk është gënjeshtër e 1 prillit! Me pak kujdes dje në Dhërmi edhe mund të laheshe”- ka shkruar ai krahas fotos ku duket duke notuar.
Me sa po shohim moderatori i Top Channel e ka filluar shumë shpejt sezonin e plazhit për 2016. Dudushi së bashku me familjen ka udhëtuar drejt Vlorës këtë fundjave dhe ka shijuar rrezet e ngrohta të diellit.
“Ne e çelim sezonin turistik verë 2016. Gjithmonë kam menduar se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për një sezon më të gjatë veror, por si përherë njerëzit janë gati para shërbimeve”- ka shkruar partnerja e tij, Bieta Sulo.