Këngëtarja e njohur Beatrix Ramosaj i ka bërë një urim të veçantë vëllait të saj, këngëtarit Alban Ramosaj, me rastin e 30-vjetorit të lindjes së tij.
Me anë të një postimi në Instagram, teksa ka ndarë dhe disa imazhe përkrah vëllait, ajo e ka quajtur Albanin “dritën e jetës së saj” duke i uruar ndër të tjera që çdo ëndërr e tij të bëhet realitet.
“Gëzuar 30-vjetorin për dritën e jetës sime. Lutem që çdo ëndërr në zemrën tënde të gjejë rrugën drejt teje dhe që jeta të të japë të njëjtën dashuri, besnikëri dhe mirësi që ti u jep të gjithëve rreth teje”, shkroi ajo.

Në urimin e saj, Beatrix theksoi se zemra e vëllait të saj është ndër më të pastrat që ajo njeh, duke shprehur dëshirën që jeta ta kujtojë gjithmonë se sa i jashtëzakonshëm është.
“Të dua me gjithë zemër. Gjithmonë dhe përgjithmonë”, përfundoi urimin këngëtarja.
Postimi i plotë:
Gëzuar 30-vjetorin për dritën e jetës sime, @albanramosaj
Lutem që çdo ëndërr në zemrën tënde të gjejë rrugën drejt teje dhe që jeta të të japë të njëjtën dashuri, besnikëri dhe mirësi që ti u jep të gjithëve rreth teje.
Zemra jote është një nga më të pastrat që njoh dhe shpresoj që jeta të të kujtojë gjithmonë sa shumë je i dashur, i vlerësuar dhe sa i jashtëzakonshëm je në të vërtetë.
Uroj që çdo hap që hedh nga tani e tutje të të çojë më pranë jetës për të cilën gjithmonë ke ëndërruar.
Të dua me gjithë zemër. ❤️
Gjithmonë dhe përgjithmonë.






