Pas lajmit të aksidentit të Ermal Mamaqit në Ferizaj, ku u përfol se ishte i pranishëm edhe këngëtari Alban Skënderaj, ky i fundit ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale duke e mohuar lajmin dhe duke thënë se është mirë.

“Miq, në të kundërt të publikimeve nëpër portale, unë nuk kam qenë prezent në aksidentin ku është përfshirë Ermal Mamaqi, i cili falë Zotit është mirë dhe pa lëndime serioze. Dua të qetësoj të gjithë njerëzit, nga familjarët tek fansat. Jam në Shkup me shëndet të plotë dhe sonte për koncert në Kërçovë”,- shkruan këngëtari i dashur për publikun shqiptar.