Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, këngëtari i njohur Alban Skënderaj ka njoftuar se bashkëshortja e tij, Miriam Cani ka rënë pre e një sulmi kibernetik. Sipas asaj që shkruan Albani, faqja e saj është sulmuar nga hackers-at.

Artisti kërkoi ndjesë për përmbajtjen që po postojnë hacker-at në faqen e saj, ndërsa theksoi se po punojnë për ta rimarrë sa më shpejt të jetë e mundur.

Të dashur miq, dua t’ju bëjmë me dije që faqja zyrtare e Facebook-ut të Miriamit prej disa ditësh tashmë është marrë nga disa “hackers” në mënyrë të paligjshme. Ju kërkojmë ndjesë për postimet e shpeshta dhe pa asnjë lidhje me Miriamin.

Jemi duke punuar që shumë shpejt faqja t’i rikthehet Miriamit. Faleminderit për durimin dhe mirëkuptimin.”, shkruan Albani.