Alban Skënderaj ka pak kohë që është bërë baba dhe që nga ajo ditë nuk është shkëputur prej Ameljas së tij.
Por tani që Ameli është rreth 3 muajshe, ka filluar të bëhet anëtarja më e re e rrjeteve sociale, madje babi Albani e ka bërë pjesë edhe të klipit të tij të fundit “Unë dhe ti”, të cilin sapo e ka publikuar.
Si baba, me vajzën në krahë Albani shfaqet për herë të parë në këtë foto, të cilën e ka postuar në profilin e tij në Instagram më shënimin: “Asgjë nuk vlen më shumë për të jetuar”. Kaq dhe asgjë nuk vlen më shumë përtej fjalëve të kantautorit.