Alban Skënderaj duket se çdo dy javë po nxjerr një këngë të re.Pas publikimit te 3 këngëve njëra pas tjetrës, këngëtari i mirënjohur duket se ka bërë gati këngën e radhës. Papritur ai lajmëroi nëpërmjet Instagram se sot në orën 16:00 do të publikojë këngën e tij të re, me titull “Ëngjëll”. Nuk dihet asgjë më shumë, por duke marrë shkas nga ikonat me zemrën e Kupidit, besojmë se brenda do të ketë shumë dashuri. Të presim oren 16 :00 për më shumë.






