Albana Osmani nuk e ka për herë të parë këtë gjë. E ftuar në emisionin “Pasdite në Top Channe”, një fans i hershëm i moderatores është shfaqur në një lidhje direkte për ta surprizuar atë.
Moderatorja e emisonit e ka pyetur fansin nëse ai ende nuk ishte lodhur nga përpjekjet për ta bërë për vete Albanën, ai është përgjigjur duke thënë se nuk do të lodhej derisa “t’i vërë unazën në gisht”.
Albana me humor i ka kthyer përgjigje duke i thënë se donte pak kohë të mendohej dhe se mund ta takonte atë por edhe fansat e tjerë të saj.