19 nëntor 2015 – Që prej tri vitesh moderatorja Albana Osmani dhe modelja kosovare, Diellza Kolgeci, janë mikesha të mira. Sapo i jepet mundesia për të vizituar Tiranën, Djellza, nuk lë pa takuar edhe miken e saj.

Duket se nuk ka rivalitet mes dy bukurosheve, përkundrazi ato kanë pasione të përbashkëta, tenisi është njëri prej tyre.

Dhe pikërisht në një fushë tenisi vajzat janë parë në shoqëri të njëra-tjetrës mjaft të qeshura dhe të gëzuara. Bukuroshja kosovare ka avancuar pak me “duelin” duke dal fituese në këtë lojë, kjo edhe për shkak të eksperiencës më të gjatë në këtë sport. Ky fakt nuk e ka mërzitur aspak Arbanën, përkundrazi vajzat duken mjaft të qeshura.

/portali DurresLajm/