Albana Osmani, është parë paraditen e sotme teka e shoqëronte një makinë policie. Të gjithë ato që e kanë parë skenën live janë çuditur dhe kanë menduar që bukuroshen po e shoqërojnë në Komisariatin e Policisë, por nuk është kështu. 

Ishte vetë Albana që e bëri të ditur këtë ndodhi në Instagram, nëpërmjet një selfie me policin në timon, ndërsa qesh dhe thotë:

“Nuk janë xhirimet e "Lazarat Burning", por jam e shoqëruar nga Policia e Shtetit , pasi më bllokuan 'Kerrin' sepse kisha gjobë të cilës i kishte kaluar afati i maturimit. Vetem unë mund të buzëqesh në këtë rast. Te eci në këmbë dy ditë si për ditë vere!”

Ndërkohë Albana sqaron për Anabel.al se ajo është në shtëpi, dhe i është dashur thjesht të lirojë makinën e saj: “Edhe unë si të gjithë të tjerët; nuk kisha paguar gjobën, më bllokuan makinën. Tani e kam marrë dhe jam në shtëpi, jo në komisariat'.