Tiranë, 21 shtator 2014 – Albana Osmani ka postuar në Instagramin e saj pak nga nata e zhurshme e mbrëmshme e cila u karakterizua nga vetëtima dhe shi.Por ajo ka bërë edhe lidhjen e qiellit të “egër” dhe ardhjes së Papa Françeskut sot në Shqipëri.

“Miresevjen ne Shqiperi Papa Francesco .! Duket sikur gervishtjet ne qiell me te hyre data qe ti do shkelesh ne token tone simbolizojne fundin e nje mallkimi te madh ,qe datoi ne 1967 atehere kur Tirana Zyrtare shpalli Shqiperine si te parin vend ateist ne bote. Atehere kur cdo kishe dhe xhami u rrafshua perdhe. Le te jete e mbare data 21 Shtator!! #ShqiptaretBesojneNeZot”-ka shkuar moderatorja bashkangjitur videos së saj.

/Ora News/