Moderatorja e "Top Channel", Albana Osmani, duket se po e shijon pafund qëndrimin e saj në Festivalin e Cannes.
Së fundmi ajo ka publikuar disa foto me atë që njihet si “i burgosuri më i bukur në SHBA”, Jeremy Meeks.
“1 minutë heshtje mi gra”- shkruan bukuroshja përbri fotove.
Përveç Jeremyt, Albana ka publikuar foto edhe me këngëtarin e njohur Seal, i cili ka qenë bashkëshorti i super-modeles me famë botërore Heidi Klum.
Ndër të tjera në njërën prej fotove të postuara në Instagram ajo teksa ka pozuar vetëm dhe e buzëqeshur, shkruan: Momenti kur kupton që Di Caprio është 1.80 (pa duar përpjetë ). Dhe kaq!