Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi pretendon se policia po përdor dhunë ndaj protestueseve femra. Ajo thotë se kjo është e paprecedentë.

“Kjo është dhunë e paprecedentë.  Të dhunohen femrat, të vihet dorë mbi gratë është fundi”, u shpreh ajo e indinjuar përpara kamerave. 

Ndërkohë, protestuesit po thërrasin në kor:“Sandër Lleshi, dil te sheshi!”.