22 shkurt 2015 –  Aktori i njohur i humorit dhe i “Apartamentit 2XL”, Albano Bogdo, më në fund e ka bërë publike lidhjen e tij të dashurisë. Të paktën nëpërmjet fotove që ka postuar në Instagram. “Bluetooth”, suplementi i Gazetës Shqiptare, shkruan se e dashura bukuroshe e Albanos është Flavia Llakaj, studente në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja në Tiranë.

Thashethemet për aktorin e humorit vazhdojnë, edhe “vëzhgimet” e Flavias, po ashtu. Ajo që dihet me siguri për momentin është që Albano do të vazhdojë të jetë pjesë e formatit të ri të humorit në Vizion Plus, “Grand Hotel 2XL”.