Këngëtari i njohur i muzikës italiane Albano Carrisi ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Kështu, këngëtari nuk do të mund të marrë pjesë në natën e Vitit të Ri të Canale 5, që do të transmetohet nga Petruzzelli në Bari.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në rrjetet sociale.

Epo po, virusi i mallkuar Covid më ka goditur sa nuk mund të bëj atë që kisha planifikuar: të merrja pjesë në spektaklin e fundvitit në Bari me Panicuccin dhe shumë miq si Riccardo Fogli, Kolors, Facchinettin”, shpjegon këngëtari 78-vjeçar.

Më tej këngëtari thotë “Unë jam këtu, duhet të luftoj këtë sëmundje, këtë armik të padukshëm që godet. Por do të marrë fund, sepse çdo gjë kalon”.

Albano, megjithatë paralajmëron për kujdes: “Kujdes, prek të gjithë edhe të vaksinuarit. Kjo është e vërteta e madhe e hidhur”. “Gëzuar Vitin e Ri të gjithëve, në fund me siguri do të fitojmë”, përfundon ai.