Pas lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të Kristi Lames, të shumtë ishin personat që shprhën ngushëllimin e tyre, pasi një pjesë e mirë e artistëve, gazertarëve apo njerëzve të thjeshtë ishin solidarizuar me kauzën e tij.

Ja se çfarë shkruan në facebook aktori i humorit Albano Bogdo.

 “Nuk vdiq Kristi…ne shkrimet e shenjta të të gjitha feve në bote dhe në kulturat e gjithë njerezimit, fëmijet nuk vdesin….ata transformohen në ëngjëj dhe shkojnë mënjeherë te Zoti…..ata që vdiqën jemi ne….NE….një komb që blen makina nga 70 mijë euro…një komb që prish çdo tavolinë nga 500 mijë lekë çdo të shtunë nëpër lokale…..e që nuk mblodhëm dot lekë të operojmë një femijë të vogël…po po….VDIQEM NE”, shkruan Albano.