Deputetja e PD-së, Ina Zhupa, në një dalje për mediat, ka reaguar lidhur me projektvendimin e qeverisë për mbylljen e Akademisë së studimeve albanologjike dhe riogranizimin e instituteve.
Ajo ka thirrur në një interpelancë urgjente në Kuvend ministren e Arsimit dhe Sportit, Evis Kushi.
Zhupa kërkon që Kushi të paraqitet në seancën e ardhshme plenare dhe të japë llogari për këtë projekt-vendim.
“Është e paprecedentë, në shkelje të ligjit dhe kundra interesave shkencore kombëtare. Ministrja Kushi në emër të çakejve kërkon përmbylljen e Akademisë së Albanologjisë vetëm për të plotësuar disa orekse të Skënder Gjinushit si një qokë për një parti të falur. Gjinushi nuk ngopet me Akademinë e Shkencave dhe kërkon mbylljen e studimeve albanologjike dhe kthimin në aneks. Pavarësisht dëshirave të një personi, fajtori është ai që e ekzekuton këtë vrasje që është Ministria e Arsimit dhe kryeministri Edi Rama”, tha Zhupa.
Ndër të tjera Deputetja theksoi se ankesën e saj për shkrirjen e Akademisë do ta dorëzojë në Komisionin e Edukimit.