Dy javë më parë këngëtarja Albërie Hadërgjonaj u kometua tej mase për veshjen e saj të ekzagjeruar në “Your Face Sound Familiar”, madje disa prej tyre u shprehën në portalet online se ajo ishte veshur si për një film porno, për shkak se kishte një dekolte shumë të hapur.

Gjatë emisionit të djeshëm Albëria ka reaguar ndaj kritikave.

“Unë nuk jam këngëtare skandalesh, le të vazhdojnë të flasin dhe të thonë çfarë të duan. Thjesht më bëjnë të ecë përpara”, ka thënë këngëtarja. E pyetur nga Arian Çani nëse është kompleksuar që ka veshur një fustan të mbyllur këtë herë, këngëtarja e ka siguruar moderatorin dhe të gjithë fansat e saj se nuk është aspak kështu.

“Kam gjoksin e bukur dhe do ta nxjerr”, përfundoi ajo, duke lënë të kuptohet se nuk i interesojnë edhe aq shumë komentet e njerëzve.