Albërie Hadërgjonaj ishte një nga të ftuarat e emisionit “Thumb” ku u është përgjigjur disa pyetjeve lidhur me jetën e saj private.
Ajo fillimisht u pyet nëse është më mirë me “të” apo pa “të”, por Albëria shprehet se ia ka dalë shumë mirë edhe e vetme.
“Sigurisht që më mirë pa të. Nuk kam pasur kurrë nevojë për të apo për askënd për të vazhduar jetën. Kam punuar vetë gjithë këto vite dhe i kam rritur fëmijët me mundin dhe lodhjen time e s’kam pasur kurrë nevojë për ndihmën e tij”, – përgjigjet këngëtarja.
Më pas Albëria ka habitur me përgjigjen e saj, kur është pyetur se sa amvisë e mirë është ajo.
“Pjeshkat nuk bëjnë punë shtëpie”, u shpreh këngëtarja, e cila duket se tashmë “konkurron” me pjeshkat e reja nga look-u i saj, por jo vetëm.





