Rikthimi në muzikë i Elvana Gjatës, pas një shkëputjeje të shkurtër, por me një super hit që ka bërë jo pak bujë prej ditës së djeshme kur është lançuar duket se ka marrë jo vetëm vëmendjen mediatike. Më së shumti, janë kolegët e miqtë e ngushtë të këngëtares ata që nuk e kanë fshehur entuziasmin për "Tavolinën e mërzis", hitit më të ri që vetë Elvana promovoi ditën e djeshme.

Në mesin e artistëve të shumtë që e kanë duartrokitur këtë këngë të re të Elvana Gjatës, është edhe Albërie Hadërgjonaj. Por, kjo e fundit ka shkuar më tej, duke e krahasuar publikisht veten me Elvanën dhe për këtë ka një arsye të fortë, të cilën e ka ndarë me të gjithë ndjekësit virtual.

Përmes një videoje të postuar në Instastory e shkëputur nga klipi i Elvanës, këngëtarja shkruan:

"Ja një Alberi tjetër që nuk e mposht asgjë. Kjo është historia ime dhe nga pafajësia jam gjykuar. Po përgjigja=kemi lindur për të vuajtur. Bëjmë art deri në vdekje! Kurrë mos ndalo. Lart e më lart të gjitha femrat shqiptare. Elvana mbretëreshë”!