08 Mars 2015 –Policët e Aostës, zona më veriore e Italisë arrestuan Albert Bushajn, 35 vjec për shpërndarje droge.
Policia e kontrolloi në trup Albertin dhe i gjeti 250 gramë kokainë të futur në kuti karamelesh si edhe para kesh. Më pas u kontrollua makina dhe banesa e Bushajt.
Në të u gjetën 200 gramë marijuanë, një peshore elektronike precizioni dhe 5 600 euro, që dyshohet se janë fryt i shitjes së drogës. Pas arrestimit ai u dërgua në burgun e Brisonjës (Brissogne).
/Gj.Tha Agjencia e Lajemve “DYRRAH”/





