4 qershor 2014 – Panatolikos pëlqen mesfushorin e Teutës Albi Dosti dhe, me shumë gjasa, atë do ta shikojmë në kampionatin helen sezonin e ardhshëm futbollistik. Lojtarit i ka përfunduar kontrata me durrsakët dhe pas disa ditësh do të niset drejt Greqisë, për t’u provuar te skuadra e Panatolikosit, e cila u pozicionua në vendin e 8-të në Superligën greke. Mesfushori është shprehur tepër optimist dhe shfaq bindje të plotë se do t’i impresionojë me paraqitjen e tij drejtuesit helenë. “Kam disa mundësi për t’u aktivizuar me skuadra të ndryshme sezonin e ardhshëm, brenda dhe jashtë vendit. Pas datës 10 qershor do të nisem drejt Greqisë, për t’u provuar te skuadra e Panatolikosit, ku besoj se do ta kaloj me sukses provën. Jam në kontakte të vazhdueshme me këtë skuadër dhe bisedimet janë në rrugë të mbarë. Jam i vetëdijshëm se kam potencialin e nevojshëm për të bindur drejtuesit e këtij ekipi, që u rendit në vendin e 8-të të Superligës greke në sezonin e sapombyllur. Aktualisht po punoj në mënyrë individuale, në mënyrë që të jap më të mirën time gjatë testimeve”, – u shpreh Dosti, i cili konsiderohet si nga talentet durrsake. Kontrata që mbante të lidhur mesfushorin me Teutën ka përfunduar, ndërsa palët kanë rënë dakord që lojtari të shikojë një mundësi tjetër për të ardhmen e tij. “Kontrata ime me Teutën ka përfunduar dhe me presidentin ramë dakord që të mos e zgjasnim më tej marrëveshjen. Unë kam pretendimet dhe dëshirat e mia për të qenë pjesë e një skuadre jashtë Shqipërie dhe do përpiqem që objektivin që i kam vendosur vetes ta realizoj. Gjeta mirëkuptimin e presidentit Hasanbelliu, i cili u shpreh i gatshëm për të kontribuar për të mirën time. Sigurisht, nuk është e lehtë të ndahesh nga skuadra dhe njerëzit që të kanë rritur, por menduam se do të jetë më mirë për mua. Sa i përket anës profesionale, lojtari kërkon maksimumin e mundshëm për të qenë pjesë e skuadrave të niveleve sa më të larta. U jam mirënjohës të gjithëve, duke nisur nga presidenti e tifozët, deri te punëtorët e fushës”, – përfundoi mesfushori du-rrsak. Ndërkohë, Panatolikos e mbylli sezonin me këtë bilanc, teksa u pozicionua në vendin e 8-të të Superligës greke: 11 fitore, 9 barazime dhe 14 humbje, ndërsa shënoi 32 gola dhe pësoi 33 përgjatë kampionatit.
Albi Dosti drejt kalimit tek ekipi grek i Panatolikos
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Belind Këlliçi ndez flakadanë në Kuvend
Deputetët e PD zënë karriget e ministrave, rrethohen nga Garda!
Rama shkon në Hagë: Do të takohem me ish-Presidentin Thaçi
Endri Shabani mbërrin në Kuvend, pritet të kryej betimin e tij si Avokat i Popullit





