Personazhet që flasin për të gjithmonë vihen para pyetjeve provokuese duke nxjerrë në pah tiparet më të fshehura të tyre.

Moderatori Kelvi Kadilli ka ftuar në emisionin Pop Culture një nga balerinët e televizionit ‘rival’. Bëhet fjalë për Graciano Taganin, i cili është bërë i njohur si një banor i Big Brother dhe tashmë është pjesë e stafit të TV Klan.

Kelvi ka vendosur t’i bëjë Gracianos një ‘minitest’ në matematikë, ku siç duket prej videos, nuk është pika më e fortë e balerinit.

Megjithatë, ndonëse djemtë janë argëtuar me njëri tjetrin në program, një koment i Albi Nakos, drejtuesit dhe koreografit të trupës së baletit në Tv Klan ka ngritur dyshime.

Në koment Albi ka shkruar: “Graciano, në çfarë televizioni e ke dhënë këtë provim ti?” ndërkohë që balerini ja ka kthyer: “Në Top Channel”.

I menjëhershëm edhe reagimi i Albit: “Ok, je i pushuar nga puna!” dhe si për habi Graciano ja ka kthyer: “Yes! Sa e kam dashur këtë gjë!”.

Me siguri ky koment ka qenë një shaka e koreografit, pasi gjithnjë balerinët janë shprehur se marrëdhënia mes tyre dhe Nakos është ndër më të mirat.