Albin Kurti ka hedhur poshtë zërat se është shkurorëzuar nga bashkëshortja, Rita K. Augestad-Knudsen.

Ai në emisionin “Interaktiv” të KTV-së ka pohuar se njerëzit e pushtetit dhe mediat që i kontrollojnë ato, po mundohen ta diskreditojnë në çfarë do forme të mundshme.

“Nuk ka asgjë të vërtetë rreth asaj. Këto janë shpifje të pushtetarëve përmes medieve që i kontrollojnë. Po mundohen të më degradojnë në të gjitha mënyrat e mundshme. Nuk po munden të më akuzojnë për tradhti, për korrupsion apo ndonjë gjë tjetër. I ka mbetur vetëm jeta ime private”, ka thënë Kurti.

Kujtojmë se nga martesa e vitit 2014 me norvegjezen ka edhe një vajzë, të pagëzuar me emrin Lea.