Kryeministri i Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit tha se veriu i kosovës është bërë tokë neutrale.
Në një konferencë për mediat, Kurti u shpreh se veriu i Kosovës është pjesë e Kosovës.
Ai theksoi se integriteti territorial i një vendi të pavarur është i pacenueshëm.
Ndërkohë që shtoi edhe pjesën se Policia e Kosovës është institucion i zbatimit të ligjit dhe jo KFOR.
“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës, ne kemi nevojë për më shumë siguri.
Trupat e NATO-s të jenë në patrullime të përbashkëta me policinë e Kosovës, duke qenë se vija kufitare me Serbinë është shumë e gjatë.
KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit, këtë e bën policia e Kosovës. Integriteti territorial është i pacenueshëm, Veriu është tokë e Kosovës”, tha Kurti.