Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lajmëruar heqjen e taksës ndaj Serbisë. Në një lidhje live në në Facebook, Kurti u shpreh se javën e ardhshme do të hiqet taksa e Kosovës ndaj mallrave serbe.
Kurti tha ndër të tjera se kjo gjë do të jetë e përkohshme për të parë reagimin e Serbisë ndaj njohjes së Kosovës si shtet.
Heqja e taksës do të nisë nga data 15 mars.





