Lëvizja Vetëvendosje festoi fitoren e rizgjedhjes së Shpend Ahmetit – Kryetar të Prishtinës, në sheshin Skënderbeu në kryeqytet.
Në skenë për t’i thënë disa fjalë, doli edhe deputeti nga radhët e Vetëvendosjes, Albin Kurti megjithëse është në arrest shtëpiak. “Në vendim më shkruante arrest shtëpiak, por unë banoj në një banesë, madje në një ndërtesë këtu afër sheshit, që po i bie se sheshi është oborri im, e sonte dola të festoj fitoren e Ahmetit në oborr”, tha ai.
Kurti e quajti Ahmetin, kryetar i tanishëm i Prishtinës, i ardhshëm dhe i vazhdueshëm.
“Fitorja jonë është fitore e madhe, këtë e dinë të gjithë. Katër vite do t’i shërbejmë secilit fshat të komunës, secilës lagje, që qytetarët të kenë jetë me dinjitet e mirëqenie, pa dallim moshe, gjinie, feje a partie”.