Për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti Ballkani Perëndimor rriskon shumë një konflikt të ri pas situatës së krijuar nga lufta në Ukrainë.
Sipas Kurtit, Aleksandër Vuçiç është “një kukull e Kremlinit” që sundon një vend që “imiton Rusinë edhe pse nuk është”.
Ai sheh një përpjekje për të destabilizuar Ballkanin duke “përsëritur modelin” pasi shumë tentakula të Putinit janë të forta në disa vende të Ballkanit Perëndimor.
Kryeministri i Kosovës tha se nuk u befasuan nga pushtimi rus i Ukrainës, duke theksuar se Putin dëshiron të rishkruajë historinë.
“Ne e dënuam menjëherë pushtimin rus, na tronditi, por nuk u befasuam. Ai dëshiron të rishkruajë historinë dhe mendon se është në lartësinë e duhur. Lufta në Ukrainë, ku ai nuk po arrin rezultate të mëdha, nuk do t’i mjaftojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi të shqetësuar: Mund të përpiqet ta bëjë këtë në Ballkanin Perëndimor. Ai mund të përdorë armë kimike siç ka bërë tashmë në Siri. Në Ballkan janë tre vende të NATO-s: Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi. Pastaj është Kosova ime, e cila nuk pjesë, por e ka me vete NATO-n (misioni paqeruajtës i KFOR-it). Ne duhet të marrim një hap i mëtejshëm drejt partneritetit me aleancën euroatlantike, është thelbësore për sigurinë e zonës dhe ne mbështetemi tek ndihma e Italisë”, u shpreh Albin Kurti.
Sa i përket qëndrimit të Serbisë ndaj mos-njohjes së Kosovës dhe anëtarësimit të NATO, Kurti theksoi: “Ai dëshiron paratë e Evropës dhe armë ruse. Dhe gazin rus, të cilin e merr me një çmim të volitshëm, por në fakt shumë të shtrenjtë: si kukulla e Kremlinit. Vitin e kaluar Kosova mori pjesë me 350 ushtarë në stërvitjen më të madhe të NATO-s, DefenderEurope2021. Ndërsa Serbia mori pjesë me Rusinë dhe Bjellorusinë në “mburojën sllave”. Ata kanë këto mite mesjetare, pansllave dhe shumë të errëta.”





