Kreu i LVV Albin Kurti ka reaguar pas arrestimit të anëtarit të Nisma Socialdemokrate, Haxhi Hoti pas deklaratës së këtij të fundit që kryeministri i ardhëm i Kosovës duhet të lëshojë vendin ose të vritet.

Në një postim në Facebook, Kurti shkruan se nuk mund të vlerësojë çështje të sigurisë apo të përzihet në punët e drejtësisë por sipas tij do ishte mirë që Hoti të lirohej dhe të festonte Vitin e Ri me familjen.

“Unë nuk jam John Fitzgerald Kennedy kurse z. Haxhi Hoti nuk është Lee Harvey Osëald. Nuk mund t’i vlerësoj çështjet e sigurisë dhe as të përzihem në ato të drejtësisë, por besoj që do të ishte mirë që z. Hoti të lirohet e ta presë Vitin e Ri 2020 me familjen e tij në shtëpinë e tij,.”