Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur sërish për një takim të mundshëm mes tij dhe Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel.

Në një konferencë për mediat ditën e sotme, ai u shpreh se deri më tani nuk ka një datë për takimin por shtoi se mbledhja e dy krerëve të qeverive varet nga Bashkimi Europian.

“Takimi do të mund të ndodhte diku në gjysëmën e dytë të nëntorit sa i përket përfaqësuesve të dy shteteve tona ndërkaq sa i përket udhëheqësve të shteteve nuk ka ndonjë datë për këtë gjë por kjo varet në masë të madhe prej lehtësuesit gjegjësisht prej Përfaqësuesit të Lartë Josep Borell dhe Emisarit të tij Lajçak”, tha Kurti para gazetarëve.