Prej orës 16:00 në Kuvendin e Kosovës po zhvillohet takimi mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, ku po diskutohet për koalicionin qeverisës pas një pauze prej disa ditësh, ky palët u ndanë për postin e Presidentit.

Në seancën konstituive të Kuvendit dy partitë shkuan pa marrëveshje, ndërsa Vetëvendosje zgjodhi kryetarin e Kuvendit me votat e LDK-së.

Tashmë Kurti i ka bërë propozimet e tij për postet ministrore, ndërsa ka kërkuar nga Mustafa që ta bëjë të njëjtën gjë, por Mustafa nuk ka pranuar duke vendosur kusht për koalicionin postin e Presidentit.

Takimi i sotëm Kurti-Mustafa vjen pas atij mes kreut të Vetëvendosjes dhe Presidentit Thaçi dje. Kurti tha se takimi ishte konsultativ dhe se ende nuk është mandatuar, teksa në anën tjetër vijon përpjekjet për koalicion me LDK-në.