13 tetor 2015 – Deputeti i Vetëvendosjes Albin Kurti u lirua dy orë pasi iu vunë prangat nga policia e Kosovës. Protesta e mbështetësve të Vetëvendosjes me policinë ka qenë e dhunshme. Disa policë u plagosën në përleshje me aktivistët e Vetëvendosjes. Opozita e konsideroi këtë një “fitore të radhës”.

Albin Kurti ka thënë se ai ka hezituar të shkojë në makinën e policisë kur i është kërkuar t’i vihen prangat, pasi policia nuk kishte asnjë dokument për arrestimin e tij.

“Vetëm pas insistimit tonë e tregoi emrin. Meqenëse ne nuk shkonim në makinë pasi nuk kishte fletëarrest, na i vendosën prangat me dhunë dhe na dërguan në stacion. Pra, u ndaluam, u arrestova pa asnjë dokument. Në Kosovë edhe policia është bërë me pushtet”, ka thënë Kurti.

/portali DurresLajm/