Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkuar në Presidencë pas takimit të gjatë dhe një konference të përbashkët këtë mëngjes me Edi Ramën.

Kurti do të zhvillojë një takim me Presidentin Ilir Meta, i cili vetëm pak më parë përcolli delegacionin e Komisionit të Venecias për Paketën Anti-Shpifje.

Ndërkohë Kurti pas Metës do të takohet me kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliajn dhe kryedemokratun, Lulzim Basha.