Kryeministër Albin Kurti pritet të vizitojë nesër Tiranën, për herë të parë si kreu i qeverisë kosovare.
Mediat kosovare raportojnë se Kurti e fillon turin e vizitave të jashtme me Shqipërinë, ku ka planifikuar takime me kryeministrin Edi Rama, kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, Presidentin Ilir Meta, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryedemokratin Lulzim Basha.
Pritet që kryeministri Rama dhe homologu Kurti të mbajnë edhe një konferencë të përbashkët për shtyp në Kryeministri. Qëndrimi i tij do të zgjasë deri në mesditë. Nisja drejt Morinës për kthimin në Kosovë është parashikuar në 12.40.





