Deputetja e Partisë Demokratike, Albina Deda ka reaguar pas publikimit të lajmit se ajo bashkë me familjen janë ndaluar nga Policia Rrugore me argumentimin se përbënin rrezik për eskortën e Ilir Metës.

Deda në një postim në Facebook i kërkon kreut të Kuvendit që të prononcohet mbi këtë ngjarje dhe i kërkon që të merren masa për këtë sjellje të policisë.

 

Postimi i deputetes Albina Deda:

I kerkoj kryetarit te kuvendit
z. Meta te prononcohet nese une sot me familjen i kam sjell ndonje shqetesim eskortes se tij, pasi kam qene pas tij mbi 20 metra me makinen personale me tabele te kuvendit,
dhe policia me ka ndaluar me motivin qe ” qenka kercenuar” kryetari..!

Pasi postblloku i policise me ndaloj pa asnje arsye, ne kryqezimin e Shengjinit ,
duke deklaruar se kam urdher, me merr ne tel e policit qe me ndaloj, shefi qarkullimit qe ishte me eskorten dhe me tha nuk mund te ecesh pas eskortes (kur dhjetra makina po kalonin pas tyre).

Faktikisht nuk e dija qe ishte z. Meta pasi mund ta kishim përshëndetur si kryetar te kuvendit ku une bej pjese, dhe si deputete e Qarkut ku ai ishte duke ardhur per vizite.

Dua ti them z. Meta se ne e kemi tradite familjare por dhe si Mirditas qe ne shpine tone nuk e “tranojme” apo “kercenojme” mysafirin edhe nese nuk e “kemi shume mik”. I kerkoj te nderhyj qe te merren masa menjehere ndaj policeve te perfshire dhe shefit te qarkullimit qe “te do shume”!