TIRANË, 21 shkurt 2013- Kuvendi nisi punimet e seancës plenare të radhës me ratifikimin e ndryshimeve të Konventës "Për mbrojtjen fizike të materialeve bërthamore".
Axhenda e sotme parlamentare përfshiu dhe ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim(IBDR),për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes"; si dhe aderimin e Shqipërisë në ndryshimet e neneve të marrëveshjes së themelimit të Bankës së Detit të Zi për Tregti dhe Zhvillim (BSTDB).
Seanca e sotme plenare kulmoi me replikat dhe akuzat gjatë dy inerpelancave të ministrit të Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, kërkuar nga deputeti socialist, Erion Braçe, për falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrol.
CEZ: BRACE: BERISHA TË JAPË DORËHEQJEN
Deputeti i PS-së Sajmir Tahiri kërkoi sot dorëheqjen e kryeministrit Berisha si fajtor të dështimit të nje prej sektorëve me strategjike te vendit: kompanisë se shpërndarjes se energjisë CEZ.
Sipas deputetit Braçe, vendi humbi miliona euro nga largimi i kësaj kompanie. Por ministri i Ekonomisë shprehu sigurinë se keto borxhe qe CEZ iu ka institucioneve shqiptare do te paguhen te gjitha.
BRACE: PADI PËR ZYRTARËT E PËRFSHIRË, HAXHINASTO: ZBATUAM VETËM LIGJIN
Deputeti socialist Erjon Brace kërkoi sot në interpelancë ministrin e Ekonomisë, Edmond Haxhinasto, për: falimentimin e sektorit elektroenergjetik dhe privatizimin e Albpetrol. Brace kërkoi arguumentat ligjore per procesin e privatizimit të Alpetrolit me qëllim sipas tij zbulimin e fajtorëve.
Nga foltorja e Kvuendit, Brace akuzoi qeverinë për shitjen e aseteve publike dhe private të vendit me qëllim përfitime personale dhe interesa klienteliste.
“Kam depozituar në Prokurorinë e Tiranë gjithë zyrtarët e juaj Pasi kanë shitur kompaninë më të madhe në vend Albpetrol si dhe konsulentin tuaj. Kundër tjerë personave fizik që mund të konsiderohen përgjegjës, për mashtrim dhe dëm ekonomik që arrin 85 milionë euro. Shkelja e ligjit është flagrante dhe dëshmon një qeveri klienteliste të kapur. Kjo lidhje sunduese ka bllokuar ekonominë dhe ka përqendruar gjithë pasurinë natyrore të vendi, dhe asetet që qeveria po heq dorë vit pas viti. Kjo lidhje kaq sunduese ka bërë që të ardhurat e mos mbërrijnë tek shumica e shqiptarëve por tek shumica udhëheqëse”, akuzoi Brace.
“Zoti ministër procesi i Albpetrol ka qenë teknik dhe i thjeshtë për tu administruar në afate strikte në ditë dhe me orë, ku veprimet janë të përcaktuara. Komisioni i Ekonomisë nuk w ka bërë këtë dhe këtu buron përgjegjësia ligjore për ta. Dyshoj se pushteti i kryeministrit për të pasur pjesën e tij në cdo biznes, lidhja e plotë e konsulentit me blerësin dhe me kryeministrin ka ndikuar në mosveprimet e përcaktuar në ligj duke sjellë pasojat ekonomikë, procesi ka vdekur dhe ne kemi humbur moralisht dhe ekonomikisht. “Financial Times” e quan turp ndërkombëtar. Unë jam i lumtur që ka vdekur si proces. Unë dhe ti jemi shpallur si të majtë, dhe besoj në një ekonomi publike dhe kombëtare, dhe jo administrim partiak si kjo sot,. Ju jeni në pushtet sot dhe si i majtë po ecni në rrugën e shitjes që cdo pasurie publike” shtoi Brace.
Ministri Haxhinasto si përgjigjie theksoi se procesi ëhstë bazuar në ligj, teksa duke iu përgjigjur akuzave të Braces shtoi se pasuritë e vendit janë për tu shfrytëzuar.
“Kërkesa ka të bëjë për kuadrin ligjor për procesin e privatizimit të Albpetrolit. Por ju thatë së është një kërkesë padi dhe duhet të linim në heshtje por për hir të detyrimit që kemi për ta bërë këtë gjë do paraqes ligjshmërinë e procesit, që sipas vlerësimit tim është i bazuar në ligj dhe ka pasur parasysh ligjin dhe vetëm ligjin. Konsideratat e tjera qofshin ideologjike për pronën publike apo private mund ti diskutojmë edhe sot. Sigurisht që i përkas një force të majtë ndodhsha shumë më shumë se partia që ju përfaqësoni, por jam për një eficencë ekonomike, pasi pasuritë e vendit duhet të shfrytëzohen me eficencë. Pasuritë nuk janë të mbeten në tokë por të shfrytëzohen në të mirë të mirëqenies dhe shërbimeve publike që shqiptarët kanë nevojë.
3 LIGJET SËRISH PEZULL: TOPALLI: KA PËR T’JU MBETUR PENG NË SHPIRT
Dështon sërish përpjekja për konsensus në parlament për tre ligjet e kërkuara nga BE. Kryeparlamentarja Topalli i bëri thirrje deputetëve të majtë që të bashkojnë votat më qëllim që emri i tyre të hyjë në histori.
“S’keni me qeeë deputetë trecerek, votoni se ka për t’ju mbetur peng të shpirt apo nuk kanë shpirt. Keni për të mbetur në histori. Bahuni burra 10 vetë na duhen, marrim statusin, dhe t’ju heqim nga lista dhe të hyni në histori, gabim e keni si të doni .
SISTEMI UJITËS, PS: RULIT: DISKUTIMI JUAJ PARTIAK, NE DO BËJMË ME MIRË SE JU
Kuvendi diskutoi marrëveshjen e huasë me Bankën Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim për financimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes. Ministri i Bujqësisë Ushqimit dhe Mbojtjes së Konsumatorit Genc Ruli tha se projekti i burimeve ujore dhe ujitjes i hartuar në bashkëpunim me Bankën Botërore ka si objektiv kryesor përcaktimin e kuadrit strategjik për menaxhimin e burimeve ujor në rrafsh kombëtar dhe në basenët e lumenjve Drin-Bunë dhe Seman si dhe të përmirësojë performancën e sistemeve të ujitjes në zonën e projektit.
"Nëpërmjet tij synohen të adresohen përparësi të rëndësishme të menaxhimit të integruar të burimeve ujore, si një faktor i domosdoshëm për zhvillimin aktual e perspektiv të bujqësisë në vend", tha Ruli.
Si replikë deputeti Arben Malaj, njëherësh ish-ministër socialist financash akuzoi Rulin për diskutim partiak dhe premtoi se me ardhjen në qeveri opozita do bëjë me mirë.
“E para dhe mbi të gjitha po flisni pas 8 vjetësh si pas 8 ditësh. Ne i filluam dhe i vijuat ju, por e keqja është se ju e nisni nga e para. Po ju them se para 3 vjetësh një shkencëtare e mire fitoi cmimin Nobël se për këto lloje asetesh formuala më e mirë është ti marrë komuniteti jo qeveria. Diskutimi juaj është partiak, por është mirë ti merrni përgjegjësitë, patjetër ne do e bëjmë më mirë se ju”, tha Malaj.
Topalli si replikë tha: Arben të ka rrëshkit këmba më mirë
Deputeti socialist Eduart Shalsi akuzoi mazhorancës se në 8 vjet nuk ka mbajtur premtimet e dhëna.
“E nderuar PS që do e votojmë këtë propozim që keni sjellë por ky nuk mund të na bëjë të heshtim për problemet me të cilat Shqipëria përballet në sekretin e ujitjes 1dhe kanalizimeve. Megjithëse për 8 vjet të qeverisjes Sali Berisha ka thënë se e ka prioritet bujqësinë dhe e ka mbështetur fshatin me sistemi ujitje vaditje kullimin nga njëra anë shifrat tregojnë se kjo qeveria nuk e ka pasur aspak prioritet. Ruli duhet ë mbajë kokën ulur, pasi mjafton të shohim strategjinë e vitit 2007 ose 2009 dhe ta shikoni sa milje larg jeni ajo që i keni premtuar shqiptarëve", tha Shalsi.
Ruli: “Barcaleta si të tuat, parlamenti nuk ka pasur që nga 90, ndaj shqiptarët duhet të rrinë kokë ulur ku flet si Shalsi”.
Sipas relacionit, kostoja e përgjithshme e projektit është 45 milionë dollarë nga të cilat 40 milionë dollarë financohen nga IBRD-ja dhe 5 milionë dollarë janë grant i qeverisë suedeze.