TIRANE- Kur kanë kaluar më shumë se katër muaj nga shpallja fitues i konsorciumit “Vetro Energy” për tenderin e privatizimit të Albpetrolit dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje, qeveria ka nisur të vlerësojë ofertat e tjera të vlefshme. 

Ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Edmond Haxhinasto, konfirmoi dje se po zbatohen hapat që përcakton VKM-ja e 1 shkurtit 2012, ku përcaktohen rregullat e privatizimit të Albpetrolit. 

Një deklaratë e tillë nxjerr komplet nga loja Vetron, dhe fut në lojë ofertën e dytë të shpallur të vlefshme nga konsulenti, që është konsorciumi “Win Bussines”.